Maqedoni

Taravari për tragjedinë: Zoti na mbroftë se janë duke ndodhur shumë!

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar pas tragjedisë së madhe në Bullgari, ku humbën jetën 46 udhëtarë nga vendi ynë.
Taravari shprehet se nuk ka fjalë për këtë tragjedi, ku pothuajse të gjithë udhëtarët kanë ndërruar jetë:

Postimi i plotë i Arben Taravarit:

Këto tragjedi të cilat nuk po kursejnë tashmë as fëmijë, as familje të reja, as nxënës që ishin nisur për ekskursion dhe nuk u kthyen më në krahët e prindërve të tyre, tejkalojnë çdo ndasi partiake apo luftë politike!
Këto dhëmbin njësoj për çdo njeri, për çdo parti, për çdo fè, për çdo etni.
Zoti na mbroftë, sepse janë duke na ndodhur shumë tragjedi dhe le të lutemi e të veprojmë të gjithë me çfarë na takon, që të shmangim sa të mundemi këtë tmerr që nuk po na largohet…