Tre mjekë nga Maqedonia do të angazhohen për obduksionin në tragjedinë e Bullgarisë
Tre mjekë nga Instituti i mjekësisë ligjore në Shkup pritet që nesër t’i bashkohet ekipit të ekspertëve në Sofje për të kryer obduksionin dhe identifikimin e trupave të viktimave në tragjedinë në Bullgari.
Siç njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tre ekspertët tanë tashmë gjenden në Sofje me qëllim që të ndihmojnë që sa më shpejtë të përfundojë obduksioni.