Maqedoni

Inspektorët kanë mbyllur 20 lokale

Inspektorati Shtetëror i Tregut deri më tani ka kryer 1.280 inspektime. ndërsa gjithsej 20 objekte hotelierike janë mbyllur që nga vendimi për posedim të obligueshëm të certifikatave në objektet hotelierike, tha sot në konferencën për media në Qeveri, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Aneta Simeska-Dimoska.

Mbyllja, theksoi Simeska-Dimoska, bazohet në faktin se disa nga të ftuarit nuk kishin certifikata ose për shkak të pranisë së më shumë personave në objekt se sa lejohet ose për mos respektim të protokolleve për mbajtjen e distancës.
“Pas disa muajsh në gusht janë mbyllur katër restorante, dy në Shkup dhe dy në Tetovë. Në shtator janë mbyllur katër restorante, dy në Shkup, një në Gostivar dhe një në Tetovë. Në tetor është mbyllur një objekt hotelerie dhe janë nxjerrë 15 vendime në bazë të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive”, tha drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Simeska-Dimoska.

Në nëntor, tha Simeska-Dimoska, deri më tani janë kontrolluar 173 subjekte dhe janë mbyllur nëntë objekte hoteliere, prej tyre një në Gostivar, dy në Shkup, katër në Kërçovë dhe një në Tetovë.

E pyetur se pse askush nuk e dënon hyrjen në objekte pa certifikatë apo me çertifikata false, Simeska-Dimoska theksoi se kudo që janë gjetur persona pa certifikata janë marrë masa dhe se Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk ka kompetencën e vetme për të vepruar sipas protokolleve të COVID.

“Nuk kemi kompetencë të kontrollojmë personat që hyjnë në ambientet e hotelierisë, nëse kanë apo jo certifikatë dhe nëse certifikata është e vlefshme. Kompetencën e kanë konkurrentët e objekteve hotelierike ose një punonjës i objektit hotelierik. U bëj apel të gjithë atyre që e kanë atë autorizim që të përdorin aplikacionin për vërtetimin nga Ministria e Shëndetësisë, sepse gjatë kontrollit tonë në objektin hotelierik, nëse vërtetohet se personat nuk kanë certifikatë, përgjegjësia bie mbi hotelierët”, tha Simeska-Dimoska.

Për certifikatat e rreme, Simeska-Dimoska tha se konfirmimet janë nga ana e MPB-së dhe procedurën e udhëheq MPB-ja.

Si Inspektorat Shtetëror i Tregut, Simeska-Dimoska theksoi se deri më tani kanë shqiptuar gjoba ndaj personave juridikë në shumë prej gjashtë milionë denarë dhe mbi 1.5 milionë denarë ndaj personave përgjegjës në persona juridikë./Telegrafi/