Vaksinat e skaduara ende s’janë asgjësuar
20 mijë vaksinat e prishura anti-kovid ende nuk janë asgjësuar. Të paktën jo në procedure ligjore siç duhet të eliminohen ilaçet si mbetje medicinale. Atë që vetë Ministri Venko Filipçe e tha, u demantua nga dy institucionet kompetente. Në një bisedë telefonike, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Drislla”, Kosta Naçevski tha se deri më tani asnjë vaksinë anti-kovid nuk është sjell për të asgjësuar në deponi.
“Tek ne Ministria e Shëndetësisë nuk ka asgjësuar vaksina. Nga ajo që ne dimë zyrtarisht, firma MALMED e cila obligohet për asgjësim ka përgjegjësi të komunikoj me Drislla-n. Deri në këtë moment nga Agjencia e barnave MALMED nuk është sjell asnjë vaksinë anti kovid për asgjësim në ndërmarrjen tonë publike”, thotë Kosta Naçevski, Drejtori i N.P. “Deponia Drislla”
Sipas procedurës ligjore, në furrën e deponisë “Drislla” duhej të digjeshin 20 mijë vaksinat e skaduara, prej të cilave ka pasur edhe të prishura me afat nga që nuk janë respektuar protokollet e transportit të sigurt si dhe mijëra doza të tjerë që kanë shkuar dëm nga që nuk janë dhënë me kohë. Ditë më parë drejtuesi i Agjencisë së Barnave “Malmed” Lirim Shabani tha se nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë marrë kërkesë për asgjësim.
“Ne kemi importuar disa herë nga shumë shtete e shumë prodhues, të gjitha ato i kanë ndjek procedurat për tu lëshuar në përdorim dhe konform asaj që nuk i plotësojnë kushtet qoftë dalja afatit apo ruajtja jo adekuate apo ndonjë problem gjatë transportit largohen anash dhe dërgohen për asgjësim”, thotë Lirim Shabani, Drejtor i Agjencisë së Barnave “Malmed”
Për momentin ka mbi 250 mijë doza vaksinash rezervë nga prodhuesi Pfizer&BioNtech, që kanë afat deri në muajt Janar/Shkurt 2022. Ministri Filipçe tha se pavarësisht procedurave qytetarët nuk duhet të shqetësohen për cilësinë e vaksinave.
“Rreth 20 mijë vaksina janë asgjësuar të ardhura nga Bullgaria, ato që nuk janë shfrytëzuar. Ky proces ka kushtuar 200 denarë”, ka thënë Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë (17.11.2021)
Nëse nuk janë asgjësuar 20 mijë vaksinat, shtrohet dilema se ku janë të njëjtat? Nga Ministria e Shëndetësisë nuk morëm përgjigje. Edhe 25,000 të tjera të llojit Astra&Zeneca janë në prag të skadencës, që deri në fund të muajit sipas dinamikës së të interesuarve për vaksinim edhe ato do të shkojnë dëm. Ndërkohë interesimi i qytetarëve për imunizim ende mbetet në nivel të ulët. 2/3 e popullsisë janë të pabindur për tu vaksinuar, ndërkaq 38% e qytetarëve janë me imunitet të plotë.
Facebook Twitter Share via Email
Në MASH, asnjë projekt për shkollën në Idrizovë
Kumanovë: Prej tre vitesh premtohet gazifikimi i spitalit
LEXO EDHE:
Sektori i turizmit kërkon ndihmë
21.11.2021
Kumanovë: Prej tre vitesh premtohet gazifikimi i spitalit
21.11.2021
Në MASH, asnjë projekt për shkollën në Idrizovë
21.11.2021