Maqedoni

Xhevdet Pozhari i reagon Blerta Deliut: Kujton se UÇK janë veç Hashimi, Kadriu dhe Samiu, kurse Bekim Jashari…

Hashim Thaçi, Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli
Edhe gazetari dhe analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliut.

Deliu në Kuvendin e Kosovës, e cilësoi si terrorist kunatin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo deklaratë e Deliut ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Edhe Grupi i Kumanovës i ka reaguar pas kësaj deklarate.

E pas këtyre reagimeve Deliu është munduar të ‘pastrohet’ nga deklarata e saj, e cila në një reagim tjetër tha se, ndjen keqardhje për deklaratën e saj dhe se nuk mendon se grupi në fjalë janë terroristë.

Për këtë, Pozhari thotë se, nuk ka faj Blerta, pasi kujton se UÇK janë veç Hashimi, Kadriu dhe Samiu.

Pozhari në reagimin e tij thotë se, këta e kanë PDK-ja e ka pronësu dhe janë thirrë në emër të UÇK-së sa edhe për Bekim Jasharin thoshin se është veç ‘individ’.

“S’ka faj Blerta Deliu! Ajo kujton se UÇK janë veç Hashimi, Kadria e Samia dhe do tjerë që janë në PDK!

Qaq shumë e kanë pronësu dhe janë thirrë në emër të saj, sa edhe për Bekim Jasharin thoshin se ai është veç “individ”.”, shkruan ai.