Senati amerikan konfirmon emërimin e Jeffrey M. Hovenier ambasador të SHBA-së në Kosovë
Në korrik të këtij viti, ishte emëruar si ambasador nga presidenti Amerikan Joe Biden, kurse sot, Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e Jeffrey M. Hovenier për ambasador në Republikën e Kosovës.
Këtë emërim e ka mirëpritur Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila i uroi mirësjeardhje ambasadorit të ri.
“Lajm i mirë nga Senati i SHBA. Jeffrey Hovenier emërohet si Ambasador i Amerikës në Kosovë. Mirë se erdhe në Kosovë, zoti Hovenier! Mezi presim të mirëpresim përsëri një mik të vërtetë të vendit tonë, në një përgjegjësi të re, të rëndësishme”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.