Maqedoni

Zaev shkruan për propozim-buxhetin për vitin 2022: Cilësia më e mirë e jetës për qytetarët është në fokus të Qeverisë

Kryeministri, Zoran Zaev sot sërish ka shkruar në Facbook në lidhje me propozim-buxhetin për vitin 2022. Ai mes tjerash shkruan se me propozim-buxhetin do të intensifikohet realizimi i projekteve infrastrukturore.

“Shkallë më të larta të rritjes ekonomike dhe cilësi më e mirë e jetës për qytetarët janë në fokus të kësaj Qeverie. Në këtë drejtim është dimensionuar edhe Propozim-buxheti për vitin 2022″, bën të ditur në një shkrim në Facebook kryeministri Zoran Zaev.