Nikollovski publikoi katër lista ku është nënshkruar Kastriot Rexhepi për të rrëzuar Qeverinë “Zaev 2”
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski është mysafir në ClickPlus në TV21. Ka folur për gjendjen politike, dështimin për të rrëzuar Qeverinë “Zaev 2” dhe hamendësimin e deputetit Kastriot Rexhepi.
Nikollovski në studio ka publikuar lista dhe thotë se Rexhepi ka nënshkruar në katër lista dhe se ka folur kundër Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev.
“Kur u iniciua tërë puna, ideja e deputetëve të partisë politike Besa ishte që të nënshkruhen të fundit në listë, kurse Rexhepi të jetë i 61-të. Aq shume fliste kundër Qeverisë dhe Zaevit, dëshiroi të jetë i 61-të dhe ja u nënshkrua. U nënshkrua në katër lista si deputeti i 61-të, pasi sipas tij, Qeveria duhet të binte. Edhe kjo ishte pak, në një intervistë që u realizua mes dy rretheve zgjedhore, ai tha se Qeveria duhet të bie”, tha Nikollovski./TV21