Pendarovski-Linhart: Austria mbështet Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me BE-në
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka pritur në takim ministrin federal për punë evropiane dhe ndërkombëtare Michael Linhart.
Siç bëjnë të ditur nga Kabineti i Presidentit Pendrovski, fokusi i bisedës ka qenë perspektivat evropiane të vendit dhe marrëdhëniet e përgjithshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë.
Nga atje bëjnë të ditur se Pendarovski ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim e vendit në Bashkimin Evropian.
Ndër të tjera, shefi i shtetit ka njoftuar ministrin federal për punë evropiane dhe ndërkombëtare Mihael Linhart se Maqedonia e Veriut vazhdon me realizimin e agjendës reformuese me fokus të veçantë në qeverisjen e drejtë, përforcimin e efikasiteti dhe paanshmërinë e gjyqësisë dhe luftën kundër korrupsionit, duke shtuar se pret zhbllokimin e rrugës së integruar është në interes të stabilitetit dhe avancimit të rajonit.