800 euro birra / Fatura e majme që paguan dy turistë për një “kapriço” në Kolose
Dy turistëve amerikanë u kushtoi 800 euro një birrë në Romë, pas gjobës së majme që morën për shkelje të rregullave të hyrjes te Koloseu.
Çifti i turistëve, rreth të 20-ave, hynë në Kolese në orët e para të mëngjesit të së hënës për të shijuar nga një birrë. Ata u panë të ulur në brezin e dytë të amfiteatrit antik rreth orës 05:30 minuta.
Hyrja në këtë orar është e ndaluar dhe ndonëse panorama e ofruar dhe pija në qetësinë e orëve të para të mëngjesit që ofron Roma mund t’u ketë shijuar turistëve amerikanë, aventura e tyre u mbyll me një kosto të majme.
Ata u gjobitën me nga 800 euro secili për hyrje ilegale në Kolose, amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake, i famshëm për organizimin e luftimeve të gladiatorëve dhe spektakleve të tjera publike para turmave prej dhjetëra mijëra personash.
Ndërkohë, incidenti ka vënë në siklet të madh autoritetet, që tashmë po përballen me akuzat e dyshimet mbi aftësinë që kanë për të mbrojtur zonat historike e kulturore të rëndësisë së lartë, siç është në këtë rast Koloseu.