Mickoski: Kidnapimi i deputetit nuk mund të quhet si dështim i OBRM-PDUKM-së
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se kidnapimiin deputetit në ditën e votimit për mosbesimin e qeverisë në kuvend nuk duhet të quhet si dëshim i Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së.
Ai shtoi se partia e tij bashkërisht me partitë opozitare që kundërshtojnë siç e quan ai regjimin, e delegjitimuan Zaevin dhe e përgatitën për pensionim politik.
Mickoski tha se partia e tij ka fituar mbi 42 komuna duke përfshirë edhe Bashkinë e Shkupit dhe kjo sipas tij është sukses.
Mickoski theksoi se kindpapimi i deputetit flet për regjimin që po sundon, përkatësisht për kërcënimet që për çdo ditë vijnë nga politikanët.
“Maqedonia nuk duhet të jetë as Kolumbi, as Bolivi, por duhet të respektohen rregullat, ligjet dhe vullneti i popullit. Asnjë kërcënim nuk do ta ndryshojë mendimin e qytetarëve që e thanë në dy rrethet zgjedhore”, tha mes tjerash Mickoski.