Maqedoni

Kumanova pa dekorime për Vitin e Ri me qëllim për të ulur konsumin e energjisë elektrike

Kumanova edhe këtë vit do të mbetet pa dekorimin e Vitit të Ri në zonën e qendrës së qytetit.

Siç informojnë sot nga Komuna e Kumanovës, shkak është kriza energjetike.

Mjetet për dekorimin të qytetit për Vitin e Ri do të rialokohen për një projekt të paneleve fotovoltaike.

“Këtë vit, për shkak të krizës energjetike, në seancën e parë të Këshillit menjëherë pas seancës konstituive do t’i propozoj Këshillit që të vendosë mjetet e destinuara për dekorimin e qytetit të Kumanovës në shumë prej rreth 2 dhe gjysmë milioni denarë do të shndërrohen në projekt efikas energjetik për realizimin e projektit për panele fotovoltaike dhe izolim të objektit me karakter publik, në territorin e komunës së Kumanovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kryetarit Maksim Dimitrievski.

Kjo, thonë autoritetet, do të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike dhe do të kontribuojë shtesë në kuadër të krizës energjetike që paralajmërohet.