Pse qytetarët shqiptar nuk përkrahin subjekte politike që tentojnë të vendosin rend dhe rregull në shtet
Shkruan Ejup Berisha
Shqiptarët edhe sot në shekullin 21 jetojnë sikurse në gjendjen natyrale. Ne pra si komb jami shumë larg rendit dhe rregullit prandaj te ne po u paraqit ndonjë subjekt në politikë që deshiron apo tenton që të vedos rend dhe rregull në shoqëri dhe në shtet ne menjëher ja kthejmë shpindën dhe e delegjitimojmë. Shqiptaret e mi pra nuk duan respektim rregullash morale dhe aktesh normative këtu në këtë të dytën hynë Kushtetuta dhe ligjet. Këto akte normative të paktën nuk i respektojnë shqiptarët nëse janë të lire që ti respektojnë të njëjtat, edhe pse ka pasur periudha kohore ku janë respektuar rregullat dhe aktet e siperpermendura përmes përdorimit të detyrimit apo përmes përdorimit të dhunës.Paramendoni shqiptarët si komb e kanë perdorur në një periudhë të caktuar Kanunin e Lekë Dukagjinit ndoshta diku ne ndonje mjedis apo dhe rajon shqiptar në Shqipëri, në Kosovë apo dhe në Maqedoni i njëjti ndoshta ka gjasa edhe të perdoret akoma. Por shqiptarët pjestarët e kombit tim nuk janë në gjendje apo dhe nuk duan që ta zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet si akte universal normative juridike të cilat vlejnë njëjtë për të gjithë. Një tentative e kahmotshme për ti mësuar shqiptarët që të jetojnë dhe veprojnë me rregulla dhe me akte normative ka qenë ajo e ish mbretit shqiptarë Ahmet Zogu ne Shqiperi mirëpo shumë shpejtë Qeveria e tij e ka humbur legjitimitetin. Një histori e tillë po përseritet edhe sot e kësaj dite tanimë në Kosove me qeverisjen e instaluar dhe të udhehequr nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Tentimi nga ana e tyre që të vendoset rend dhe rregull në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës u shperblye me humbjen e përkrahjes nga ana e qytetarëve për Vetvendosjen dhe për grupimin politik të Vjosa Qsmanit.Jo vetëm unë por askush nuk ka të drejtë që ti kritikojë apo dhe gjykoj zgjedhesit në Kosovë për zgjedhjen e bërë nga ana e tyre sepse askush nuk mund dhe nuk guxon që ta gjykon qytetarin me te drejte vote për zgjedhjen e bërë nga ana e tij sepse ai është sovrani. Por ne si qytetarë vëzhgues ngjarjesh kemi të drejtë që të brengosemi me votuesin shqiptar në Kosove se si para shtatë muajsh LVV-në me koalicionin egzistues qeverisës e bën fituese të bindshëm me mbi pesëdhjetë përqind të votave në zgjedhjet e fundit kombëtare dhe me shpejtësi marramendëse pas shtate muajsh po i njëjti zgjedhës ndëshkon të njëjtat subjekte politike duke I dhënë shumë pak poste të kryetarëve të Komunave. Unë një sjellje të tillë e llogaris si të çuditshme ndërsa praktikimin e një demokracie të tillë nga ana e votuesit të Kosovës e konsideroj si model të çoroditur të demokracisë. Nuk po arrij ti kuptoj zgjedhësit në Kosovë se si është e mundur që ta ndeshkojnë një tentim për qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme në afat prej shtatë muajsh ndërsa më parë ka qenë në gjendje ta duroj shumë gjatë një qeverisje të keqe, arrogante dhe të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme të udhëhequr nga klani famkeq qeverisës Pronto dhe atë në kohëzgjatje prej më shumë se dhjetë vitesh. Per cfar arsyesh dhe shkaqesh e bën këtë sjellje të çuditshme dhe të pakuptimtë votuesi në Kosove athua vallë nga frika e detyrimi apo nga vetdëshira, këtë gjë pra dua ta kuptoj dhe ta mësoj. Për dallim prej sjelljes së tillë të votuesve shqiptar në RKS votuesi shqiptar këtu te ne në RMV akoma nuk mund të përcaktohet që të voton për ndryshimin, për ofertat e reja politike edhe pse ofertat e BDI-së janë të vjetra dhe tanimë jo vetëm të para por edhe të shijuara.Të njëjtat pra nuk ofrojnë dhe nuk sigurojnë qeverisje të mirë, të ndergjegjshme dhe të përgjegjshme. Athua votuesit shqiptar këtu e duan dhe e pëlqejnë nënqmimin që ua bën subjekti shqiptar BDI i cili gati njëzet vite ndodhet në pushtet në nivelin qëndror dhe në atë lokal të qeverisjes. Athua pse zgjedhësit shqiptar nuk po arrijnë që ta bëjnë ndryshimin në politikë ja kaq gjatë këtu te ne, valle athua ata nuk duan apo nuk munden ta bëjnë këtë gjë. Nëse nuk duan është zgjedhje e tyre nëse nuk munden atëher duhet kërkuar zgjidhje të domosdoshme dhe urgjente sepse kjo është dëshmi se këtu te ne votuesi shqiptar është i kapur nga subjekti politik shqiptarë. BDI ky subjekt politik bile trigon dhe deshmon se nuk është i intresuar që ta shkap votuesin shqiptar nga vetja i cili votues sot ka të paktën mundësi të bën edhe zgjedhje të tjera alternative përveç BDI-së në zgjedhje. Mua askush nuk mund të më bind se BDI edhe pas 20 vitesh në skenën politike arrinë në vazhdimsi që ta rris përkrahjen e saj te zgjedhësit shqiptar dhe atë në cdo cikël zgjedhjesh shumë e më teper. Partitë politike në pushtet gjithkund dhe gjithkah nëpër bote e humbin realisht perkrahjen te votuesit vetëm këtu BDI e rritë përkrahjen që është fenomen i pakuptimtë. Nje gje e tillë apo fenomeni I humbjes së legjitimitetit për partinë në pushtet ka ndodhur në Gjermani edhe përkunder kontributit të madh të Partisë Krishter Demokrate të Kancelares Angjela Merkel për përforcimin e pozicionit dhe rolit politik të Gjermanisë si branda por edhe ne mardheniet e jashtme por edhe për shkak të kontributit të kësaj partie për rritjen e fuqisë ekonomike të Gjermanisë. Paramendoni edhe përkundër të gjitha këtyre të arriturave shumë të mëdha dhe të konsiderueshme të CDU-së kjo parti e humb dukshëm përkrahjen te votuesit e Gjermanisë ndërsa vetëm BDI-së quditërisht dhe në mënyrë të pakuptimtë në vazhdimsi dhe gjithmonë po i rritet përkrahja te votuesit shqiptar që është një gjë e pakuptimtë dhe jo reale . Unë këtë gjë e shoh si perrallë për fëmijë apo dhe si film po ju lexues të nderuar si e kuptoni dhe e shihni këtë gjë?