Kasami ka besim te dy deputetët e tjerë të partisë
Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami hedh poshtë zërat se ndonjë deputet tjetër nga partia e tij mund të vendosë të mbesë pjesë e shumicës parlamentare. Sipas tij, organet e partisë kanë vendosur dhe Besa është pjesë e opozitës. Këto qëndrime Kasami i bëri të ditura në emisionin “200” në Alsat.
YouTube video
“Deputetët e Lëvizjes Besa, me vullnetin e tyre të lirë janë në këtë pozitë, pra pjesë e opozitës komfor vendimeve të marra nga Lëvizja Besa dhe deri sa nuk ndodh ndonjë situatë që ndodhi unë kam besim të plotë ndaj dy deputetëve të Lëvizjes Besa, ashtu si kam pasur besim të plotë më herët ndaj të treve- deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa
Pyetje: Nuk do të ndodhë që deputeti i 61 të jetë i Lëvizjes Besa?
Unë jam i sigurt plotësisht që nuk do të ndodhë që i 61-shi të jetë i Lëvizjes Besa.”
Alsat kontaktoi të dy deputetët në fjalë. Bastri Bajrami thotë se është në një vijë me vendimet e partisë së tij.
“Po e konfirmoj se ndajë të njëjtin mendim me organet e partisë dhe veproj komfor qëndrimeve të Lëvizjes Besa.”- pohoi Bastri Bajrami, deputet i Lëvizjes Besa.
Të njëjtën gjë na e konfirmoi edhe deputeti Fadil Zendeli. Në bisedë telefonike ai tha se do të respektojë vendimin e partisë për të vepruar se deputet opozitar.
Besa nga opozita tani do të përpiqet të realizojë synimin e saj e që është rrëzimi i Qeverisë. Partia e Kasamit nuk është për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ajo që vazhdon të jetë si qëndrim i Lëvizjes Besa është rënia e Qeverisë. Nga momenti kur do të bie qeveria, ne vlerësojmë se do të krijohet një situatë krejtësisht e re, një shumicë komplet tjetër, shumë më stabile se kjo që është e diskutueshme dhe unë vlerësoj se vendit I duhet një qeveri politike e cila do të përshpejtojë integrimin drejt BE-së”- tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Kasami nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimeve të ardhshme as me LSDM-në dhe as VMRO-DPMNE-në por thotë se kjo duhet të jetë mbi bazën e një marrëveshje për të punuar në përparimin e vendit drejt BE-së. kategorikisht përjashton mundësinë e të qenit pjesë e një qeveria ku do të ishte edhe BDI-ja. Bashkëpunimin me partitë opozitare shqiptare e konsiderojnë si operativ të domosdoshëm.
Facebook Twitter Share via Email