Sulm terrorist në Liverpool, vdes një pasagjer i taksisë dhe plagoset shoferi
Një shpërthim përpara Spitalit të Grave në Liverpool është shpallur si sulm terrorist nga ana e policisë.
Një veturë që shërbente si taksi shpërtheu në një zonë zbritjeje pranë hyrjes së spitalit ku pasagjeri që ishte në të u vra dhe shoferi mbeti i plagosur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Taksieri, i quajtur David Perry, u shpall hero nga kryetari i komunës së Liverpoolit, Joanne Anderson, pasi arriti që ta lokalizojë të dyshuarin brenda veturës.
Mbretëria e Bashkuar ka ngritur nivelet e sigurisë për kërcënime terroriste.