LDK fitoi Prishtinën, nis festa në kryeqytet (VIDEO)
Pas numërimit të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar zgjedhjet në Prishtinë dhe tashmë kryetar i komunës do të jetë Përparim Rama.
Në Prishtinë ka nisur festa, ku mbështetësit e LDK-së janë mbledhur në sheshin “Zehir Pajaziti”.
Rama fitoi Prishtinën me një rezultat të ngushtë ndaj Arben Vitisë. Ky i fundit e pranoi humbjen duke thënë se kryetar i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama.
Rama, pas shpalljes së fitores u zotua se do të jetë kryetari i të gjithëve.