Ministri i afërt i Vuçiqit dhe Putinit po i përkrah politikat “proamerikane” të BDI-së!
Ministri i jashtëm serb, Nikolla Seljakoviq, konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe si i tillë edhe i presidentit rus, Vlladimir Putin. Një ditë para se të votohet mocioni për vetëbesim të Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Seljakoviq realizoi një vizitë të “paparalajmëruar dhe misterioze” në Shkup, ku u prit nga homologu i tij Bujar Osmani, kuadër i BDI-së.
Kurse të nesērmen e vizitës së Seljakoviqit në Shkup, ndodhi edhe “kidnapimi” i deputetit Kastriot Rexhepi me çka BDI shpëtoi nga rënia prej pushtetit, prandaj duken të bazuara dyshimet e ngritura në opinion se Serbia u përzie në zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, duke penguar ndryshimet dhe reformat demokratike tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kanë raportuar disa mediume në Shqipëri.
Misteret për vizitën e Selakoviqit i shton fakti se ai u prit në atmosferë jozyrtare por mjaft të mgrohtë dhe miqësore, që ngjall dyshime edhr për natyrën e raoporteve mes tij dhe ministrit Bujar Osmani, vlerësojnë ekspertë të diplomacisë tek ne, duke komentuar fotografitë pas takimit ku vërehen qartë “shkëndija” në shikimet mes tyre.
Sidoqoftë jeta private është e drejtë individuale e ministrave Osmani dhe Selakoviq, por raportet e tyre private nuk guxojnë të reflektojnë në zhvillimet politike tek ne. Vizita e ministrit të jashtëm serb në kohën kur përfaqësuesit e BDI-së trumbetonin “amelika, amelika” në stilin e Isa Mustafës e Hashim Thaçit, është bë edhe objekt gallate tek opinionbërësit në Maqedoninë e Veriut. Në mesin e tyre është edhe opinionisti Emad Mehmeti, i cili ka komentuar takimin me ironi.
“edhe ky shoki Llavrovit dhe Putinit (ministri i jashtëm serb) po i përkrah politikat proamerikane të BDI-së”, ka shkruar Mehmeti.