Maqedoni

Bilall Kasami përjashton Kastriot Rexhepin nga partia!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, me anë të një statusi në fejsbuk ka njoftuar se ka përjashtuar nga partia dhe nga të gjitha funksionet partiake deputetin Kastriot Rexhepi. Ai e justifikon vendimin e tij me rastin e djeshëm ku deputeti i lartpërmendur nuk u paraqit në Kuvend dhe për rrëzimin e qeverisë, ashtu siç ishin dakorduar në parti. Sipas Kasamit me këtë veprim, deputeti Kastriot Rexhepi, ka dëmtuar rëndë Lëvizjen Besa.