Maqedoni

Bilall Kasami: Kemi dyshime se deputeti Kastriot Rexhepi është kidnapuar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nga Kuvendi, ka thënë se ka dyshime se deputeti Kastriot Rexhepi është kidnapuar.

“Lëvizja Besa qëndron e palëkundur në rënien e këtij regjimi i cili edhe me veprimet e fundit tregoi se është i gatshëm për gjithçka për të mbetur në pushtet. Sa i përket qëndrimit të deputetit Rexhepi, deri tani unë nuk kam vendosur komunikim me të, kam dyshime të bazuara se deputeti kundër vullnetit të tij mund të jetë i ndaluar përderisa nuk kam qëndrim të tij me figurë, me zë se ai është pozicioni ii tij”, tha Kasami.

Ai tha se nuk ka informata se ku ndodhet Kastrioti.