VMRO-DPMNE: Zaevi është mashtrues klasik
VMRO-DPMNE, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili tha se do ta prolongojë dorëheqjen deri në stabilizim të vendit.
Nga VMRO-DPMNE thonë se Zaev është burim i krizave dhe problemeve në Maqedoni.
“E pamë që fjala e tij nuk ia vlente, është jo vetëm humbës por edhe mashtrues klasik. Përpjekjet e fundit për presion dhe oferta të pahijshme ndaj deputetëve që nënshkruan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë janë vetëm një kashtë për të shpëtuar Zaevin dhe ekipin rreth tij. Këto janë lëvizje të dëshpëruara. Qytetarët i thanë qartë në zgjedhjet e fundit se janë për ndryshim dhe abuzime të tilla nuk do t’i ndihmojnë, por vetëm do të rrisin pakënaqësitë e popullit. Zaev nuk mund ta mbajë peng Maqedoninë për shkak të ulëses dhe karrierës së tij politike. Ata tashmë kanë përfunduar. Popullit e ka të qartë si drita e diellit se me Zaev dhe LSDM në pushtet do të vazhdojnë të zhyten në krizë, ekonomike, shëndetësore, energjetike. Motivi i atyre që kanë nënshkruar nismën është përmbushja e vullnetit të qytetarëve. Iku koha e gënjeshtrës, e frikësimit dhe e presionit të mashtruesit Zaev. Po vjen koha që qeveria e re të merret me problemet dhe të sjellë një të ardhme të re dhe më të mirë për Maqedoninë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.