Maqedoni

SHBA jep denocion të ri për përballje me krizën e virusit në Maqedoninë e Veriut

Që nga fillimi i pandemisë, Qeveria e SHBA-ve na ka mbështetur pa rezerva në përballjen me krizën e COVID-19, si dhe në procesin e vaksinimit dhe në përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai informoi se sot në takimin me Kate Marie Byrnes, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jihan Tavila e OBSH-së, Patricia Di Govanni UNICEF, Eric Janowski nga sektori shëndetësor i Zyrës së USAID-it, sshtë paralajmëruar një donacion i ri prej 2.7 milionë dollarësh, të cilin do ta marrim për zhvillimin e sektorit shëndetësor.

“Që nga fillimi i pandemisë, qeveria amerikane, përmes USAID-it, UNICEF-it dhe OBSH-së, ka vazhduar të mbështesë vendin tonë në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate Covid-19 dhe për të arritur një gjendje gatishmërie për kërcënimet e ardhshme për shëndetësinë dhe gjenjdet e ardhshme emergjence. Shumë faleminderit SHBA-ve për mbështetjen që japin në sektorin publik të shëndetësisë, si dhe për ndihmën që nga fillimi i krizës me Covid-19”, shpjegoi Filipçe.