Alternativa në Çair ultimatum: Ose rrëzone qeverinë LSDM-BDI, ose e shpartallojmë degën!
Dega e Alternativës në Çair ka mbajtur mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar politike. Nga kjo mbledhje, dega ka dalë me qëndrim unanim se deputetët e kësaj partie duhet të votojnë për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI, thonë burime të sigurta në këtë degë partiake.
“Nëse deputetët e Alternativës nuk votojnë kundër qeverisë LSDM-BDI dega jonë do të shuaj aktivitetin politik”, kanë vendosur në degën e Alternativës.
Ndryshe, për momentin deputeti Skender Rexhepi është deputeti i vetëm i Alternativës që nuk pranon të votojë kundër qeverisë me arsyetim se nuk voton bashkë me Levicën e Apasievit.