Lajmet e reja

Mediat greke për votëbesimin e Qeverisë dhe zhvillimet tjera politike në RMV

Mediat në Greqi kanë përcjellë në mënyrë aktive zhvillimet në Maqedoninë e Veriut ditët e fundit, duke filluar me dorëheqjen e paralajmëruar të Zoran Zaev javën e kaluar, deri në kërkesën e djeshme të opozitës për mosbesimin ndaj Qeverisë, njofton MIA nga Athina.

Përveç portaleve informative dhe edicioneve online të mediave greke, pjesë e lajmeve në televizione janë edhe zhvillimet e brendshme politike në vendin tonë.