Rusia ka lëshuar 200 milionë euro për të shpëtuar BDI-në nga rënia prej pushteti!
Shkruan: Spartak Dako
Ngjarjet e fundit politike e kanë vendosur në pikëpyetje të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut pasi po pengohet ardhja në pushtet e një Qeverie reformatore në krye me kryetarin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, i cili fitoi zgjedhjet lokale.
Kundër kësaj shumice është Rusia e cila mendoj se ka lëshuar mbi 200 milionë euro për të mbajtur partinë kontraverse BDI në pushtet. Është parti kontroverse BDI sepse në paraqitje është subjekt klmbëtar, por gjatë qeverisjes së saj janë inskenuar skenare të montuara kundër shqiptarëve, e që kanë si pasojë largimin masiv të bashkëkombasve tanë nga Maqedonia e Veriut në vendet e perëndimit.
Mirëpo aksioni për pastrimin etnik të shqiptarëve të Maqedonisë ende si duket nuk ka përfunduar dhe këtë aksion pa rezervë po e përkrah Rusia duke derdhur qindra miliona për të mbështetur partinë BDI të qëndron në pushtet dhe për të penguar ndryshimet demokratike te shqiptarët, që po i përkrah perëndimi.
*Tekstet në rubrikëm “Kolumna” paraqesin qëndrim personal të autorëve me të cilët jo çdo herë pajtohet redaksia.