Edhe deputetja e Alternativës, Safije Shaini qëndron pas nënshkrimit për rrëzimin e Qeverisë BDI-LSDM
Edhe deputetja, Safije Sadiki Shahini nga radhët e partisë Alternativa, ka thënë se qëndron pas nënshkrimit të dhënë për të rrëzuar Qeverinë LSDM-BDI.
Ajo thotë se mbetet e përkushtuar dhe i qëndron deri në fund vizionit të kryetarit të partisë, Afrim Gashi.
Në vijim lexojeni postimin e plotë të deputetes Safije Sadiki Shahini:
“Në këtë kohë të spekulimeve dëshiroj të qartësoj se, si deputete e Alternativës, i mbetem besnike nënshkrimit tim për rrëzimin e kësaj qeverie.
Do të mbetem e përkushtuar në vizionin e kryetarit Afrim Gashi dhe në vendimet e drejta të organeve lokale dhe qendrore të Alternativës.
Vazhdojmë…”