Kuriozitete

Ky është kompleksi në Kiev që duket si një qytet LEGO i jetës reale

Fotografitë mahnitëse me dron tregojnë një qytet me shumë ngjyra në Ukrainë që është krahasuar me një qytet LEGO të jetës reale.

Sipas medieve të huaja, arkitektët pas projektit The Comfort Town në kryeqytetin ukrainas Kiev, kishin lyer secilin prej blloqeve të ulëta të apartamenteve me ngjyra të ndryshme pastel, duke krijuar një qytet ylber me blu, jeshile, të verdhë, të kuqe dhe rozë salmonë në një rajon me ndërtesa gri sovjetike.

Sipas Architecture Digest, projektuesve Dmytro Vasyliev, Aleksandr Popov, Olga Alfirova në firmën e Evropës Lindore, Archimatika, iu dha liria për ta transformuar zonën në një vend idilik për të jetuar.

Fotografitë nga lartë të produktit të tyre përfundimtar tregojnë një enklavë të shndritshme që dallon nga qyteti përreth i përbërë nga arkitektura gri.