Menduh Thaçi: Krejt Studeniçani e dinë se po të mos ishte ky gjoks, Azemi nuk do të fitonte zgjedhjet
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në konferencë për media foli edhe për aderimin e nënkryetarit të PDSH-së, Azen Sadiku në Aleancën për Shqiptarët.
Në pyetjen se si e komenton daljen nga partia e Sadikut dhe akuzat që i drejtoi ai, kreu i PDSH-së tha se me rëndësi është që Azemi ka fituar dhe këto gjërat tjera janë të parëndësishme.
“Merremi me mend, nëse nuk do të fitonte. Sa do të ishin akuzat ndaj meje dhe kjo është e rëndësishme”, tha Thaçi.
Ai tha se nëse nuk ka dashur ai, Azem Sadiku nuk do të fitonte zgjedhjet në Studeniçan.
“Krejt Studeniçani e dinë se po të mos ishte ky gjoks ai s’do të fitonte zgjedhjet, por unë jam i ndershëm, i përcaktuar dhe nuk tradhëtoj”, u shpreh Thaçi.