Maqedoni

12 deputetët e ASH-AAA kanë nënshkruar bashkë me VMRO-DPMNE-në rrëzimin e Qeverisë!

Grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së është duke mbledhur nënshkrime për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Për momentin kanë nënshkruar deputetët e VMRO-së dhe 12 deputetët e koalicionit Alternativë –Aleancë.

Ndërkaq pritet që të nënshkruajnë edhe PLD dhe deputetët e Partisë E majta.

Ndërkohë pritet edhe vendimi i Lëvizjes BESA, nga ku thanë se sot dhe nesër do të zhvillojnë bisedime brenda partiake, për të parë nëse do të qëndrojnë ose do të dalin nga Qeveria. Sekretari gjeneral i Partisë Arjanit Hoxha tha se shumë shpejt do ta marrin vendimin për të dalë nga qeveria, ndërsa ai që tani nuk do të jetë ministër në një qeveri bashkë me BDI-në. /SHENJA/