Maqedoni

Në Spitalin e Kumanovës rreth 50 pacientë janë të hospitalizuar

Në Spitalin e Kumanovës ka 47 pacientë të hospitalizuar me coronavirus.

Në Repartin Infektiv mjekohen rreth 30-40 pacientë me sëmundje më të lehtë, ndërsa pjesa më e madhe janë të pavaksinuar.

“Numrat ndryshojnë nga dita në ditë, por nga muaji gusht që ku filloi vala e fundit, deri sot nuk kemi pasur ndonjë rënie të madhe, përkundrazi, këto ditë kemi rrjte të ndjeshme për shkak të motit të ftohtë dhe njerëzit mblidhen në hapësira të brendshme. Pas Shkupit, Kumanova është me më së shumti raste”, tha drejtorja e spitalit, Snezhana Zaharieva.

Ajo bëri thirrje të aplikohen dhe bëri thirrje për vaksini.

“E jona është ta thomë, që t’i nxisim, por qytetarët vet vendosin se sa do të kujdesen për shëndetin e tyre dhe familjes së tyre”, tha Zaharieva.