“Maqedonia e Veriut” realitet edhe për Mickoskin
Kryetari i OBRM-PDUKMK-së, Hristijan Mickoski thotë se emri i ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut është realitet.
Sipas tij, në bazë të këtij realiteti, momentalisht funksionon shteti dhe se ky është realiteti që e solli kryeministri Zaev.
“Nëse më pyesni nëse është realitet, ne funksionojmë në bazë të këtij realiteti. Këtë realitet e solli Zaev dhe ne jemi deklaruar për këtë çështje. Edhe kryetarët e ri të komunave u deklaruan. Nëse nuk respektohet ky realitet, ka pasoja të tjera si prokuroria dhe gjyqësia. Do të punojmë që ky realitet të ndryshojë”, tha Mickoski.
I pyetur se si do të ndryshonte realitetin, përkatësisht se si do të kthente emrin e vjetër, Mickoski tha: “kur të ulemi në tabolinë me miqtë tanë, do të themi se ky realitet për qytetarët është nënçmues dhe kaq”.