Taravari: Zgjedhjet e parakohshme, çështje kohe – Zaev e Ahmeti humbën në 5 qytetet më të mëdha
LAJM: z.Taravari, VMRO-ja sot kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Cili është qëndrimi juaj?
Taravari: Prej natës së zgjedhjeve dihej se duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Unë e kam thënë edhe në disa paraqitjet e mia se nuk dihet vetëm kur do të ndodh një gjë e tillë, në maj apo në tetor të vitit të ardhshëm. Partitë e pushteti, BDI dhe SDSM i humbën 5 qytetet më të mëdha, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Manastirin dhe Kumanovën, prandaj as që diskutohet se duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme vetëm se pyetja është se në këtë periudhë duhet të formohet qeveri teknike apo ekspertësh, apo do të krijohet një shumicë e re parlamentare, tashmë prej partive fituese të këtyre komunave të cilat do ta kenë për obligim të organizojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat duhet të jenë fer dhe demokratike dhe pa keqpërdorim të institucioneve shtetërore, pasi e dini se ato janë të BDI-zuara skajshmërisht.