Maqedoni

Kasami: Besa do të mbështesë Qeverinë derisa sa është e përcaktuar drejt rrugës drejt BE-së

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se deri sa Maqedonia e Veriut është e përcaktuar drejt rrugës drejt BE-së, partia e tij do ta mbështesë qeverinë.

“Për ne integrimi në BE është prioritet mbi prioritetet. Jemi të gatshëm t’i tejkalojmë të gjitha dallimet e thella me BDI-në. I vetmi faktor që na mban bashkë në këtë Qeveri është integrimi në BE”, tha Kasami.

Ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut nuk mund të jetë ishull i izoluar dhe se duhet të ketë bashkëpunim me partnerët perëndimor.

“Për 10 vite VMRO-DPMNE dhe BDI e bllokuan integrimin, tha Kasami.