Open Ballkan/ Skandali, serbët dhunojnë e shkelin me këmbë
Më 31 tetor një grup të rinjsh kanë hequr dhe dhunuar flamurin shqiptar që ishte përkrah atij serb në rrugët e Beogradit. Incidenti është regjistruar në Serbi përpara mbajtjes së samitit Open Ballkan.
Kjo ngjarje ka ndodhur para 21 orësh, ndërsa të rinjtë e kanë postuar videon edhe në rrjetet sociale.
Përgjegjës për këtë ngjarje sipas mediave serbe është Nikolla Keljanoviq, i cili na ka pranuar se ka hequr flamujt shqiptarë në kryeqytetin serb. Ai tashmë është i njohur për publikun për sjelljet e tij arrogante.
“Unë dhe shoku im po udhëtonim përgjatë “Bulevardit” kur pashë flamujt e Shqipërisë, u ndalëm me qëllimin për t’i ulur. Kur u afruam, katër djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që u ngjitën dhe hoqën flamujt. Vazhduam tutje dhe hoqëm një duzinë flamujsh – tha Nikolla për Jetset Telegraph.
Videoja eshte publikuar ne rrjetet sociale dhe ne mediat serbe.
Ndërsa Damnjan Knezevic ka publikuar në rrjet sociale duke e shkelur me këmbë flamurin shqiptar.