Maqedoni

LSDM për 104 vota ka humbur në katër komuna në rrethin e dytë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në zgjedhjet lokale për 104 vota ka humbur në katër komuna. Rezultatet e zgjedhjeve lokale u vlerësuan si të dobëta, ndërsa si pasojë e tyre, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, dha dorëheqje.

Në Komunën e Koçanit kandidati i LSDM-së Nikollço Iliev (8.618 vota), humbi kundrejt kandidatit të OBRM-PDUKM-së Ljupço Papazov (8.697 vota), me vetëm 16 vota dallim.

Në Komunën e Vasilevës Sllave Andonov nga OBRM-PDUKM, fitoi ndaj kryetarit aktual të komunës nga radhët e LSDM-së Marjan Janev, me rezultat 3.332 – 3.306, ose me dallim prej 26 votave.

Në Konçe kandidati i LSDM-së Bllagoj Iliev, humbi për 23 vota nga kundërkandidati i tij, Boshko Cvetkovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Edhe në Komunën e Llozovës, LSDM ka humbur me 39 vota dallim, nga OBRM-PDUKM.

Sipas këtyre rezultateve, LSDM për 104 vota më pak, i ka humbur katër komuna me të cilat ka udhëhequr katër vitet e kaluara.