Maqedoni

“Më mirë për Tetovën” për fitoren e Kasamit: Duhet të dëshmohet se ndërrimi nuk është sipërfaqësor

Nga iniciativa “Më mirë për Teovën” kanë uruar Bilall Kasamin për fitoren në Komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale. Nga kjo iniciativë thonë se tani duhet të dëshmohet se ndërrimi nuk është vetëm sipërfaqësor, por një ndryshim thelbësor.

“Më mirë për Tetovën uron fitoren Tetovarëve dhe i dëshiron punë të mbarë udhëheqësisë së re në Komunën e Tetovës.

🚩Tani është rradha të dëshmohet që kjo nuk është vetëm një ndërrim sipërfaqësor, por një ndryshim thelbësor!

🚩Tetova votoi kundër rrugëve të papastra me gropa, grumbujve me mbeturina, qenëve endacak, kaosit urbanistik, mungesës së hapësirave të gjelbra, keqpërdorimeve financiare në formë të pagesave për parazitë partiak, dhe premtimeve parazgjedhore që realizohen në moment të fundit.

🚩Tetova votoi me shpresë që do të ketë një Komunë transparente me menaxhim të mirëfillt, dhe për një këshill komunal që i mbron nevojat dhe interesat e tyre.Më mirë për Tetovën do të angazhohet fuqishëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve në keshillin komunal, dhe nuk do të toleroj që praktikat e këqija të përsëriten më!

🚩Eshtë koha ta bëjmë Tetovën një qytet për të jetuar, dhe jo për të mbijetuar”, theksojnë nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”!