Maqedoni

Për 33 vota shqiptarët humbën Komunën e Bërvenicës

Komuna e Bërvenicës është një ndër 44 komunat ku është votuar në rreth të dytë ndërsa për kryetarin e komunës kanë garuar Jovica Ilievski nga OBRM-PDUKM dhe Enver Pajaziti si i pavarur. Rezultet janë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me 99,94% të votave të numëruara, me 3.482 vota është në avantazh kandidati Jovica Ilievski i OBRM-PDUKM ndaj Enver Pajazitit si kandidat i pavarur me 3449 vota. Pra dallimi është 33 vota.

Kandidati i pavarur Enver Pajaziti ka thënë “Të nderuar qytetarë, vllezër dhe motra Ju falemendoj çdonjërit në vëçanti për përkrahjen dhe mundin që keni dhënë në këtë betej dhe kauzën tonë të përbashkët.
Falemderoj me ❤️ çdonjërin prej Jush.
I juaji gjithmon në çdo kohë dhe në çdo vend.
Enver Pajaziti
Respekt” (sic) shkruan Pajaziti.

Në këtë komunë dalja ka qenë 44%, apo 6918 qytetarë që kanë votuar, nga 15,732 gjithësejt me të drejtë vote.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/