Maqedoni

Nga e hëna drejtorë të rinj në Shkup nga ASH dhe AAA: Do ti përmirësojmë pozitat e shqiptarëve në ndërmarrjet “Parqe Gjelbrime” dhe “Ujësjellësi” në Shkup

Të gjitha drejtoritë me të cilat ka menaxhuar BDI në qytetin e Shkupit nga e hëna do t’i takojnë opozitës shqiptare, Alternativa- Aleanca për Shqiptarët.
“Jemi në fazë të bisedimeve, ne jemi të interesuar që ta kemi higjienën komunale, parqet dhe gjelbërime, si dhe të kemi post të lartë në ujësjellësin dhe kanalizime. Kështu që edhe aty ku nuk do të kemi postin e parë vendimmarrja do të jetë e përbashkët. Pra, gjitha emërimet, punësimet, avancimet por edhe çdo projekt që do të bëhet në interes të qytetarëve në këto ndërmarrje do të bëhet nga ne”, thonë nga koalicioni ASH-AAA.