Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron kthetrat e krimit!
Krimi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e identitetit strugan. Struga jonë gjithmonë është identifikuar me vlera të larta, me arritja të mëdha në arsim, shkencë e kulturë, por edhe me figura të ndritura të çështjes kombëtare.
Krimin në Strugë na e solli tjetërkush. Na e sollën të kamufluar me vlera të rrejshme patriotike dhe, tinëzisht u futën në komunën tonë, duke na sjellur njerëz të dyshimtë, që asnjëherë nuk i kanë dalë në ballë çështjes kombëtare. Erdhën të grabisin, çka mund të grabitet, e akoma nuk po largohen, sese pas çdo mandati u rriten apetitet grabitqare.
Mirëpo gjatë historisë Struga ka treguar se nuk duron kthetrat e krimit. Struga tregon durim e mençuri kur e k ërkon nevoja, por asesi nuk e duron krimin.
Struga historikishit u ka pri ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve. Struga edhe tani është e vedosur t’u japë grusht atyre që e njollosën emrin e qytetit dhe komunës sonë, sepse krimi është njolla më e madhe e një qyteti, komune, shteti dhe një kombi. Për këtë arsye ndryshimi është i domosdoshëm, sepse këtë na e kërkojnë edhe brezat e moshuar, por edhe brezat e rinj që po vijnë, e që ardhmërinë e tyre e shohin në vendlindje.
Këtyre ndryshimive tani u prin Zijadin Sela me Idri Istrefin, të bashkuar me diasporën. E kur diaspora bashkohet me njerëz trima, atëherë ndryshimi është i pashmangshëm. Askush nuk mund t’i ndalë mijëra mërgimtarë që janë nisur për në vendlindje me vullnet të fuqishëm për të sjellë ndryshimin. Mijëra mërgimtarë janë të vendosur që të përmirësojnë padrejtësinë e para katër viteve, kur me një eksperiment të pistë iu vodh fitorja e sifurtë Zijadin Selës. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën patriotizmin e tyre, do ta dëshmojnë edhe më 31 tetor!
Musa Paçuku, Nju Jork, SHBA