Kolumna

Mirësia që kthehet me tradhëti

SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Në të shumtën e rasteve gjatë jetës kemi pasur raste kur mirësia të është kthyer me tradhëti pas shpine. Këtë shumëkushi e ka përjetuar gjatë jetës së tij. Nëse pyesim veten se nga kush të është bë tradhëtia nga mirësia të cilën ia ke bërë dikujt apo nga dikush tjetër.
Përgjigja do të ishte se jo vetëm në një rast, por në shumë raste përgjigjen e merr shumë lehtë nga ata që e kanë përjetuar tradhëtinë. Tadhëtia bëhet nga individë që janë jomirënjohës nga mirësia që ua ke bërë.Nga gënjeshtrat që i kanë krijuar për të bërë një gjë të tillë vetëm e vetëm të e kthejnë mirësinë tënde nëpërmjet tradhëtisë për inereset e tyre personale.
Mosmirënjohja, gënjeshtra, pabesia te individët e tillë bëhen pa fije turpi në sy, sepse tek ata mungon gjithëçka njerëzore. Ata nuk mund të jetojnë ose të ngriten në karierë nëse nuk veprojnë në këtë mënyrë. Nga përvoja ime personale që kam përjetuar gjëra të këtilla duke u paraqitur si jomirënjohës ndaj të mirave të mia që ua kam bërë kur e ka dashur nevoja.
Për të i realizuar ambiciet e tyre personale individët e tillë nuk njohin as nënë, babë, vëlla , motër e familjarë , miq etj. Nuk njohin mike dhe miq të ngushtë të tyre dhe përdorin gënjeshtrën, shpifjen dhe gjithëçka tjetër duke i përdorur të gjitha për të ardhur deri te tradhëtia pas shpine vetëm e vetëm për të kënaqur orekset e tyre personale, sepse pa këto ai nuk mund të mbijetojë.
Nga koha ime që kam jetuar gjer më tani dhe nga përvoja ime jetësore individët e tillë që janë larguar prej meje me qëllime të caktuara dashakeqëse gjithnjë janë munduar të mposhtinë karakterin dhe veprimtrinë time që më ka bërë krenar gjatë tërë jetës . Kanë dashur që me lëndimin e shpirtit tim të më dobsojnë.
Një gjë e tillë tek unë nuk iu ka pi aspak ujë. Tradhëtia e tyre mua më ka forcuar aq tepër për të i luftuar të tillët. Për të i mposhtur duke ua përplasur në fytyrë çdo gjë të pistë në sy edhe ate vetëm me argumente dhe ata tjetër rrugëdalje nuk iu ka mbetur, por gjithnjë kanë mbetur me bishtin nën këmbë si dhelpra dinake.
Nga e gjithë kjo përvojë e imja jetësore kam ardhur në përfundim se njerëzit e tillë që më kanë tradhëtuar në jetë. Në fund janë ndëshkuar ose nga njerëzit ose nga Zoti.
Unë këtë shkrim do e përmbylli me këtë përfundim se: Njerëzit e ndershëm, të mirë, të besës herët apo vonë do të shpërblehen nga Zoti, ndërsa të këqinjtë dhe tradhëtarët e pabesë do ndëshkohen herët apo vonë nga Zoti.