Kuriozitete

Çmimi i lartë i rrymës elektrike! Ja si mund ta ulni me të paktën 20%

Në një kohë që çmimet e energjisë po rritën në të gjithë Europën, mbajtja nën kontroll e asaj që quhet ‘energjia vampire’ mund t’ju ndihmojë të kurseni disa para por edhe të luftoni ngrohjen globale. Pajisjet e përgjumura janë të përgjegjshme për rreth 1/4 e faturës suaj të energjisë, sipas një studimi të kryer së fundmi në SHBA.

Nga aspekti mjedisor, pajisjet shtëpiake prodhojnë rreth 60 kg emetime të CO2, çdo vit – një sasi karboni për të cilën duhen 3 pemë për ta absorbuar gjatë të njëjtës periudhë.

Siç konfirmohet nga të gjithë ekspertët e energjisë diellore, energjisë së erës dhe asaj hidrike, derisa të kemi arritur ta marrim të gjithë sasinë e elektricitetit që përdorim nga burime të rinovueshme, çdo sekondë ajo do të vazhdojë të emetojë dioksid karboni.

Kthimi në burime energjie të rinovueshme është një nga lëvizje themelore të shekullit të 21, dhe ndërkohë që heqja nga priza e sendeve shtëpiake mund të duket si diçka e vogël, ndikimi afatgjatë i saj është i jashtëzakonshëm.

Ja dhe pse ka marrë emrin: ‘energjia vampire’, pasi përshkruan pajisjet që thithin energji edhe kur janë të fikura apo në standby.

Cili është ndikimi në faturën tonë elektrike?
‘Energjia fantazmë’ përbën rreth 23% të konsumit të elektricitetit të një shtëpie, sipas studimit të Këshillit të Mbrojtjes së Resurseve Natyrore, në SHBA.

Një raport i fundit i bërë nga një kompani britanike, e bën të përgjegjshme këtë energji fantazmë për rreth 16% të faturës elektrike të britanikëve.

1 në 5 persona ishin të ndërgjegjshëm për këtë fenomen – i cili i kushton Britanisë rreth €1.9 miliardë euro në vit – sipas studimit të Centrica.

Si ta mposhtim ‘energjinë vampire’?
Ndryshe nga çelësi i dritës, është e thjesht të harrojmë jo vetëm t’i fikim pajisjet tona, por edhe t’i heqim ato nga priza. Por, me gjithë këto shqetësime klimaterike dhe financiare në mendje, krijimi i një rutine dhe zakoni të ri nuk do të ishte aq i vështirë.

Mikrovala, televizionet, kompjuterët, konsolat e lojërave, satelitorët dhe rauterat e internetit janë ndër pajisjet më të ‘etura’. Printerët dhe ushqyesit e celularëve gjithashtu nuk duhen lënë në prizë.

Një zgjatues do të ishte zgjidhja perfekte, në rastin kur nis të bëhet e vështirë të hiqet dhe rivendoset çdo prizë e panevojshme, ditë pas dite. Por, diçka është e sigurt, ‘energjia vampire’ nuk ka pse të vazhdojë të rëndojë as faturën tonë elektrike dhe as ndërgjegjen tonë ambientaliste.