Maqedoni

Sot para 32 viteve u largova nga vendlindja për në perëndim

Përkujtim prekës

Sot është datë përkujtimi për mua dhe familjen time. Pikërisht më 27 mars 1989, ishte ditë e hënë kur ne u larguam nga vendlindja e shtrenjtë dhe nga më të dashurit tanë.
Tash që po i shkruaj këto fjali, ishte pikërisht kjo kohë e mbrëmjes, ora 22:15 kur ne u përshëndetëm me familen time në Hotle, me disa miq të dashur e besnik, dhe me familjen e gruas sime në Likovë. Treni nga stacioni
hekurudhor i Kumanovës për në Norvegji u nis në orën 23:05 minuta. Largimi ynë ishte i dhimbshëm ngase ishte largim pa kthim. Nuk po shkruaj më shumë, por desha ta përkujtojmë 32 vjetorin e largimit tonë nga vendlindja dhe atdheu ynë i dashur.
Largimi ynë nuk ishte ekonomik por politik. Gjashtë figurat symbolizojnë familjen time 6 anëtarëshe. Tash, njëri nga fëmijët e mi, nuk është në mesi tonë. Djali ynë, Gëzimi, ndērroi jetë më 28 korrik 2011.