Lajmet e reja

Covid 19, Kina fillon me testime masive në prag të Olimpiadës

Workers wearing face masks to protect against COVID-19 pause their work as Yun Sung-bin of South Korea competes during the men’s skeleton in an IBSF Sanctioned Race, a test event for the 2022 Winter Olympics, at the Yanqing National Sliding Center in Beijing, Monday, Oct. 25, 2021. (AP Photo/Mark Schiefelbein)
Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022” përballen me një situatë të vështirë nga pandemia “Covid-19”. Rritja e rasteve me koronavirus në Kinë, ka detyruar qeverinë dhe organizatorët të kryejnë testime masive të popullatës, atje ku do të zhvillohet eventi olimpike që nis më 4 shkurt.

Gjithashtu, janë pezulluar mjaft fluturime nga zona, ku janë shfaqur rastet e reja me koronavirus drejt Pekinit dhe vendeve ku do të zhvillohen eventet e Olimpiadës. Janë pezulluar edhe shërbimet e metrosë, taksive dhe autobusit, ndërkohë që mijëra njerëz në veri të Kinës janë në “lockdaun” prej ditës së sotme.

Kina prej kohësh ndjek strategjinë e “tolerancës zero”, ndaj pandemisë, ndaj masat që merret janë shpesh ekstreme. Në prag të Olimpiadës, masat janë shtuar, ndërkohë që sportistët duhet të jenë të vaksinuar. Për ata që nuk vaksinohen, parashikohet një karantinë që shkon deri në 21 ditë.