KSHZ-JA SHFUQIZON VENDIMIN E SAJ, FLETËVOTIMET PA VULË S’DO TË JENË TE VLEFSHMEkryesore
MSH: Dje janë dhënë mbi 6 mijë vaksina anti-covid
Australianët pas 19 muajve sërish mund të udhëtojnë jashtë vendit
Zaev e akuzoi se posedon pasaportë bullgare, reagon Arsovska
Dimitrov: Mësimi nga rrethi i parë zgjedhor është se duhet të punohet ndryshe
Zaev: Arsovska është konsulle hungareze dhe shtetase e Bullgarisë
Danimarka dhe Italia lehtësojnë masat për shtetasit e Maqedonisë së Veriut
Tërmet në Gjilan
Svillanoviq: Moskuptimi bilateral të mos shfrytëzohet për stopim të eurointegrimit
SHBA do të apelojë refuzimin e Britanisë për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks-it
Franca do të mbyllë edhe 7 xhami dhe shoqata të tjera deri në fund të vitit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mbledhje votoi për shfuqizim të ndryshimit të sjellur dje të rregullave për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme. Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski dhe anëtari i Komisionit Boris Kondarko sqaruan se ky ndryshim i rregullave doli nga gjykimi i Gjykatës Administrative për vendvotimin në Shuto Orizare dhe ku Gjykata konstaton se është e palejueshme për shkak të lëshimeve të këshillave zgjedhorë gjegjësisht vënie të vulës, fletëvotimet të shpallen të pavlefshme.
“KSHZ në mbledhjen e djeshme nuk e shfuqizoi vendosjen e vulës në fletëvotim. Vendosja e vulës në fletëvotim është e obligueshme sipas nenit 109 paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor. Me këtë çdo anëtar i Këshillit zgjedhor i cili punon me fletëvotimet patjetër duhet të vendosë vulë në fletëvotim. Ndryshimi i tillë i Udhëzimit për aplikim të nenit 110 të Kodit zgjedhor doli nga gjykimi i Gjykatës Administrative ku mes tjerash thuhet: në atë kuptim e palejueshme është për shkak të lëshimeve të bëra të anëtarëve të këshillit zgjedhor votuesit të cilët votuan dhe e deklaruan vullnetin e tyre në votim, fletëvotimet e tyre të cilat nuk kanë vulë të konsiderohen si të pavlefshme”. Për shkak të kësaj KSHZ i ndryshoi rregullat për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme vetëm në pjesën ku thuhet se fletëvotimi është i pavlefshëm nëse në të nuk ka vulë të respektohet vullneti i votuesit nëse është bërë lëshim i qëllimshëm dhe i paqëllimshëm nga ana e këshillit zgjedhorë”, sqaroi Dashtevski.
Njëkohësisht, siç potencon ai, KSHZ, tregon se përcaktimi i fletëvotimit të vlefshëm dhe të pavlefshëm është përshkruar në nenin 110 dhe 115 të Kodit Zgjedhor, ndërsa procedura për votim përshkruhet me nenin 109 të Kodit zgjedhor. “Me rregullat e djeshëm në asnjërin nga nenet e përmendura të Kodit zgjedhor nuk është bërë shkelje. Gjithashtu tregojmë se në vetë fletëvotimin është shtypur numri i vendvotimit ku i përket fleta me të cilën parandalohet edhe ç’farëdo lloj manipulimi tjetër”, tha Dashtevski. Ai potencoi se duke i marrë parasysh të gjitha reagimet e opinionit, KSHZ-ja e hoqi ndryshimin e djeshëm të rregullave për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme me të cilën në fuqi do ta vendosë Instruksionin paraprak. “Theksoj se këshillat zgjedhorë plotësisht duhet ta respektojnë paragrafin 2 të nenit 109 të Kodit zgjedhor dhe detyrimisht të vendosin vule në fletëvotim. Çdo lëshim në këtë pjesë do të trajtohet si lëshim në procedurë dhe nëse vërtetohet veprimi i papërshtatshëm i këshillit zgjedhor, mosrespektim i procedurës dhe veçanërisht i nenit 109, paragrafi 2 i Kodit zgjedhor, do të jetë lëndë për ngritjen e procedurës penale – deklaroi Aleksandar Dashtevski. Anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko theksoi se të gjithë anëtarët e Komisionit qëndrojnë pas kësaj procedure të KSHZ-së me arsyetime të dhëna adekuate. Potencon se në lidhje me këtë praktikë që e krijoi Gjykata, përgjegjësinë për veprim do ta ketë Gjykata Administrative e cila e solli gjykimin e tillë dhe me qëndrimin e tillë të tij. Kjo, potencon, direkt doli nga vendimi i Gjykatës Administratrive e cila fletëvotimet pa vulë i shpalli të vlefshme.