Sport

Juventusi dhe Newcastle në garë për Dembelen

Newcastle United dhe Juventusi janë futur në garë për anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele, pasi menaxheri i tij i ka kontaktuar të dy klubet. Përfaqësuesi i Francës Dembele ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në qershor 2022 dhe është nuk ka shprehur dëshirë për ta vazhduar atë.

Kjo nënkupton se Dembele është i lirë të bisedojë me klub të tjera qysh nga janari dhe të largohet falas në verë. Dembele dëshiron të largohet nga Camp Nou dhe klubi i tij i ardhshëm mund të jetë njëri mes Newcastle dhe Juventus.

Raportohet se Barcelona dëshiron ta mbajë ende Dembelen, megjithatë, pasi i ka bërë ofertë për vazhdimin e marrëveshjes për edhe dy apo tri vjet të tjera.

Por oferta e klubit ka rënë në vesh të shurdhër, pasi menaxheri i Dembeles nuk i është përgjigjur asaj. Besohet se Dembele, i cili u rikthye në stërvitje me Barçën këtë javë pas një lëndimi që e pësoi me Francën në Euro 2020, do ta parapëlqente kalimin në Premierligë, të klubi i sapoblerë nga sheikët arabë.