Maqedoni

Taravari: Ahmeti ka probleme shëndetësore, i uroj së shpejti pension të këndshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se kreu i BDI-së Ali Ahmeti 12 vjet ka hangër dhe ka pi me Gruevskin dhe Mijallkovin. Taravari gjithashtu akuzoi Ahmetin se në vitin 2013-të i ka vjedhur zgjedhjet.

“Zotri Ahmeti 12 vjet ka hangër dhe ka pi me Gruevskin dhe Mijallkovin, nuk flas për këtë garniturë të VMRO-së, flas për atë garniturë që e quanim regjim. 2013-tën z. Ahmeti i ka vjedhur zgjedhjet sëbashku me Gruevskin dhe Mijallkovin. E them në qoftë se ka pak moral sëpaku atij nuk i ngjan të flet kështu. Përndryshe unë kam qenë kandidat i Aleancës dhe Alternativës në Gostivar, më ka përkrahë edhe VMRO-ja sikur që e ka përkrahë z. Bejtën LSDM-ja në raundin e parë sepse LSDM-ja nuk ka patur kandidat në Gostivar. Mendoj se z. Ahmeti ka probleme reale shëndetësore dhe unë i uroj që së shpejti që të ketë pension të këndshëm për 1 muaj ose 2 muaj do të shkojë aty ku duhet”, deklaroi Taravari.