Shilegov: Deri në vitin 2024 Shkupi nuk do të ketë rrëmujë në komunikacion
Shkupi deri në vitin 2024 do të jetë qytet pa rrëmujë në komunikacion, sepse po i përfundojmë të gjitha zgjidhjet strategjike në komunikacion të cilat ishin anashkaluar 40 vite, deklaroi sot në konferencë për media kryetari aktual i Shkupit dhe kandidat për këtë funksion nga radhët e koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja, Petre Shilegov.
“Me depërtimin e bulevardit ‘ASNOM’ dhe urës “Mihajllo Apostollski’, të gjithë që udhëtojnë nga Aerodromi deri në Karposh do të anashkalojnë qendrën e qytetit nëpër arterien e re të komunikacionit. Me depërtimin e tuneleve nën Limak ne po depërtojmë në arterien e dytë dhe të gjithë që udhëtojnë nga Kisella Voda dhe Draçeva, gjegjësisht në anën jugore, do të anashkalojnë qendrën e qytetit. Me këtë, e hapim mundësinë që qendra të jetë e mbyllur për automobila dhe të kalojë vetëm sistemi BRT, i cili duhet të jetë gati deri në vitin 2024”, theksoi Shilegovi.
Sipas tij, me kompletimin e këtij master plani në komunikacion, Shkupi do ta ketë zonën më të madhe të këmbësorëve nga të gjitha qytetet evropiane dhe një imazh krejt ndryshe dhe mënyrës të jetesës.
“Shkupi deri në vitin 2024 do të ketë transport të shpejtë, ekologjik dhe plotësisht të ri publik. Sistemi BRT është zgjidhje, e cila është miratuar dhe tashmë e financuar nga BERZH, e cila është shpallur si mënyra më ekologjike dhe më efikase për transport të udhëtarëve nga ana e Bankës Evropiane për Zhvillim. Me vendosjen e sistemit Bas rapid transit, shkupjanët nga Lisiçja e Re deri në Gjorçe Petrov do të mbërrijnë për vetëm 35 minuta. Në çdo 3,5 minuta do të kenë transport në stacionet në të cilat asnjëherë nuk vonohet”, theksoi Shilegovi.
Ai potencoi edhe se në Shkup për vetëm katër vite ndotja e ajrit është ulur nga mesatarisht 71 mikrogramë në metër kub në 40 mikrogramë, si rezultat i strategjisë së qartë dhe efikase e Qytetit për luftë me këtë problem.
Ai premtoi edhe se deri në vitin 2022 Shkupi përfundimisht do të ketë të gatshëm Plan të Përgjithshëm Urbanistik cilësor, në të cilin tashmë punohet.