Taravari flet për aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka folur për aksidentin që ndodhi dje në rrugën Shkup – Gostivari ku mbeti i vdekur një banor i Çegranit të Gostivarit dhe u lënduan tre të tjerë.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe ka uruar që të lënduarit të shërohen shpejtë.
Rastin e ka lidhur me vendin Llaskarcë, tek i cili vend vite më parë u aksidentua edhe një autobus me udhëtarë ku vdiqën 16 persona dhe u lënduan 37 të tjerë.
“Mbrëme u bë një natë e vështirë për të gjithë ne.Nasir Zendeli nga fshati Çegran i Gostivarit humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasditën e djeshme në afërsi të fshatit Llaskarcë.Shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e familjarit të tyre familjes Zendeli!Në këtë aksident ku humbëm Naserin, me lëndime përfunduan edhe tre persona të tjerë, Naser Iseni, Abdul Kajum Zendeli dhe Baftir Iljazi, për të cilët uroj të kenë shërim të shpejtë dhe sa më parë të rikthehen pranë familjeve të tyre.Llaskraca njihet si vend i tragjedive për Gostivarin… Dhimbje të këtilla mos u përsëritshin kurrë!”, shkroi Taravari në Facebook, transmeton TV21.
Ndërkaq mbrëmë, pak para orës 18:00 ka ndodhur një aksident në rrugën Shkup – Tetovë, në vendin Llaskarcë. Aksidenti erdhi pasi vetura doli nga korsia. Si pasojë një person e humbi jetën ndërkaq u lënduan 3 të tjerë, bashkëudhëtarë të të njëjtës veturë.