September 28, 2024
Maqedoni

I bëri UÇK-ja dhe gryka e pushkës!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Ka disa vite që krokorisin ca individë të partive politike dhe pushtetarë, por edhe ca intelektualë që kanë bartur poste dhe bartin edhe sot se unë ose ne bërëm atë apo këtë për shqiptarët e Maqedonisë Veriore. Unë në këtë shkrim nuk dua të zgjatem më tepër duke e lënë për njëherë tjetër, ndërsa sot do ua them vetëm disa fjali në këtë shkrim të tillëve.Legalizimin e USHT- së në Tetovë që Branko Cërvenkovski e quane foshnje e vdekur, Hapjen e Univerzitetit “ Nënë Tereza”në Shkup dhe shumë e shumë instituciaone tjera qofshin arsimore, kulturore, shëndetsore, ekonomike, sportive etj. Gjuha, punësimet në administratë dhe në shumë vende tjera nëpër instuticione shterore nuk i bënë njerëz të politikës e as të…, por të gjitha këta i bërën bijat dhe bijtë e UÇK-së edhe ate i bërën nëpërmjet grykës së pushkës. Të gjitha këto të arritura dhe shumëçka tjetër që duhen të realizohen në Maqedoninë Veriore për shqiptarët
janë meritë e UÇK-së dhe atyre që luftuan me armë në dorë. Për të gjitha këto dhe për shumëçka që nuk është arritur amaneti i tyre janë arritur falë grykës së pushkës se djemve dhe vajzave të UÇK-së që shumë prej tyre u plagosën dhe derdhën gjakun e tyre për të drejtat e shqiptarve për qenë të barabarta me ata të maqedonasve në Maqedoninë Variore.Shumë prej tyre sot i kanë plagët në trup. Disa kanë mbetur invalidë për tërë jetën duke i lënë gjytyrat e tyre në male e fusha.Shumë prej tyre edhe dhanë jetën e tyre në Altarinë e Lirisë duke ra dëshmorë. Shumë individë edhe shfrytëzuan nga ky gjak të zënë poste në pushtet dhe një numër i tyre aspak nuk u interesuan për këta bija dhe bijë të kombit, por edhe shkelën mbi kontributin dhe gjakun e tyre duke vrapuar sa më shumë të vjedhin, të punësojnë familjarët e tyre, të pasurohen etj. Disa shkojnë edhe më larg duke rrahur gjoks se unë e bëra këtë apo atë. Jo more të mjerë ju nuk bërët asgjë, por bërën ata që luftuan me grykën e pushkës, derdhën gjakun, morën plagë në trup dhe dhanë jetën e tyre. Juve duhet të ju vijë turp të rrrahni gjoks në emër të atyre që kontribuan me grykën e pushkës të i arrijnë të gjitha të drejtat e barabarata me maqedonasit në këtë shtet ku shqiptarët janë autokton të këtij vend dhe mu për këtë edhe është derdhur gjaku dhe janë dhënë jetëra të bijave dhe bijve më të dashur të kombit dhe të atdheut.