Maqedoni

Taravari: Koalicioni me Alternativën funksionon super (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë se partitë opozitare po punojnë për të krijuar shumicë të re parlamentare, por pa dhënë më shumë detaje për këtë temë. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Taravari tha se bashkëpunimi me “Alternativën” funksionon pa probleme, ndërsa për mbështetjen eventuale të Bilall Kasamit në Tetovë, njoftoi se do të vendoset pas takimit Sela-Gashi.

“Koalicioni me Alernativën funksionin super, pa asnjë pengesë, pa asnjë problemi, perfekt si çdo herë”, tha Taravari.

LAJM: Pas takimit me Arjanit Hoxhën, a ka ndonjë vendim në parti për të bashkepunuar me “Besën” në raundin e dytë?

Taravari: Nuk ka asnjë vendim definitive. Dje kishte mbledhje të kryesisë qendrore, u diskutua për disa punë për raundin e dytë, por s’kemi vendim definitiv. Shpresoj që deri të dielën ose të hënën, pasi të ketë takim të kryetarit Sela me Afrim Gashin do të sjellim së bashku vendimin definitive si do të shkojmë më tutje.

LAJM: A do te kete shumice te re parlamentare?

Taravari: Po punohet në këtë drejtim. Si do jetë do ta shohim.

Gazeta LAJM