Maqedoni

Maqedoni: LSM kërkon rritje të pagave, përndryshe do të rritet varfëria

Për shkak të rritjes së çmimit të ushqimeve dhe energjisë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon rritje të pagave të punëtorëve sepse në të kundërtën paralajmërojnë se do të ketë trend të varfërimit të qytetarëve.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në mënyrë të arsyeshme në periudhën e kaluar tregon dhe kërkon që paga minimale të jetë së paku 60 për qind e pagës mesatare, ndërsa në këtë drejtim ne e kuptojmë deklaratën dhe iniciativën deri në fund të vitit 2021 të rritet paga minimale në 18,000 dhe me një rritje të tillë të pagës minimale, do të jetë rreth 63 përqind e pagës mesatare, e cila do të përmbushte angazhimet e sindikatës dhe kërkesat e punëtorëve, thonë nga LSM-ja.

Në periudhën e ardhshme, sipas LSM-së, duhet të mendohet ndryshimi i zgjidhjes ligjore që do të parandalojë që paga minimale të jetë nën 60 për qind të pagës mesatare, si dhe të jepet një zgjidhje që pagat e tjera të ndjekin rritjen e pagës minimale.

Llogaritjet e LSM tregojnë se shpenzimet minimale të një familje prej katër anëtarësh në gusht arritën në 34,342 denarë, që do të thotë se duhen afërsisht dy paga minimale për të mbuluar nevojat bazë mujore.